KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen shtatë shoferë gjatë 24 orëve të fundit, vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit

Ndalohen shtatë shoferë gjatë 24 orëve të fundit, vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunës policorë i privuan nga liria shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Pesë prej tyre kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, njëri me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa një tjetër me ndalim aktiv për drejtim dhe nën ndikimin e alkoolit.

“Dy shoferë në Prilep dhe nga një në Shkup, në Gostivar dhe në Gjevgjeli kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Një shofer në Gjevgjeli ka drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa një shofer në Ohër ka drejtuar automjetin me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”.

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.