KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Atletico Madrid – Barcelona, përballje e zjarrtë për kreun e La Ligës

Atletico Madrid – Barcelona, përballje e zjarrtë për kreun e La Ligës

Një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit spanjoll do të zhvillohet sonte, ku Atletico Madridi pret Barcelonën në kuadër të javës së 12-të të La Ligës

Kjo përballje pritet të sjellë emocione të mëdha, pasi të dyja skuadrat kanë objektiva të qarta në garën për titullin kampion. Barcelona aktualisht kryeson tabelën me 30 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Atletico Madridi renditet në pozitën e tretë me 28 pikë dhe synon fitoren për ta marrë kreun e La Ligës, transmeton Klankosova.tv.

Skuadra e Diego Simeones do të kërkojë ta shfrytëzojë faktorin vendas për të mposhtur katalunasit, të cilët synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive dhe të ruajnë pozitën e parë në tabelë.

Ndeshja Atletico Madrid – Barcelona zhvillohet sonte (e diel), nga ora 21:00, ndërsa transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 3, në platformën Artmotion.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.