KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

U përpoq ta bindte gjykatën se ishte viktimë e trafikimit për të qëndruar në Britani, ish-e dashura e ‘fundos’ me fotografi – shqiptari dëbohet drejt Shqipërisë

U përpoq ta bindte gjykatën se ishte viktimë e trafikimit për të qëndruar në Britani, ish-e dashura e ‘fundos’ me fotografi – shqiptari dëbohet drejt Shqipërisë

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur apelin kundër dëbimit nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, pasi gjykata në Mançester ka vlerësuar se ai kishte sajuar pretendimet se ishte viktimë e trafikimit dhe ishte detyruar të punonte në ferma të kanabisit.

Bëhet fjalë për I.H, i cili kishte pretenduar para gjykatës se ishte dërguar në Britani dhe ishte detyruar të punonte në ambiente ku kultivohej kanabis, për shkak të një borxhi që babai i tij dyshohet se kishte ndaj një grupi kriminal në Shqipëri.

Ai kishte deklaruar se përballej me rrezik serioz në rast të kthimit në vendlindje.

Megjithatë, pretendimet e tij u kundërshtuan nga autoritetet britanike, të cilat paraqitën prova që, sipas tyre, tregonin mospërputhje në rrëfimin e shqiptarit.

Një ndër provat kryesore ishin fotografitë e dorëzuara nga ish-partnerja e tij, të publikuara më herët në rrjetet sociale.

Në to, i riu shfaqej në momente të ndryshme të jetës së tij gjatë vitit 2024, përfshirë propozimin për martesë në Mançester, një festë beqarie në Uells dhe ceremoninë e diplomimit të ish-partneres në Suonsi.

Në gjykatë u paraqitën gjithashtu të dhënat e udhëtimeve ajrore, të cilat tregonin se ai kishte udhëtuar drejt dhe nga Shqipëria në periudha kur pretendonte se mbahej i mbyllur dhe detyrohej të punonte në fermat e kanabisit.

Hazizaj ishte dënuar në shkurt të vitit 2025 me dy vjet burgim, pasi ishte shpallur fajtor për komplot për prodhimin e kanabisit.

Gjykata në Carlisle kishte konstatuar se ai kishte pasur rol kryesor në organizimin e një aktiviteti kriminal, përmes të cilit tri shtëpi ishin shndërruar në ferma të kultivimit të kanabisit, transmeton Telegrafi.

Sipas raportimeve gjyqësore, këto ambiente kishin potencial për të gjeneruar mbi dy milionë paund në vit.

Në dhjetor të vitit 2025 ishte nxjerrë urdhri për dëbimin e tij, por shqiptari e kishte kundërshtuar atë përmes një apeli në gjykatën e emigracionit në Mançester.

Gjyqtari Chris Cole e rrëzoi kërkesën, duke arritur në përfundimin se pretendimet e tij për trafikim nuk ishin të besueshme.

Sipas vendimit, historiku i udhëtimeve, qasja në dokumente identiteti të falsifikuara dhe mënyra e jetesës në Britani nuk mbështesnin pretendimin se ai kishte qenë viktimë e trafikimit.

Në dokumentet gjyqësore thuhet gjithashtu se i riu ishte dënuar me nëntë muaj burgim në Shqipëri, pasi ishte kapur duke tentuar të udhëtonte nga Tirana drejt Barcelonës me një pasaportë greke të falsifikuar.

Ai nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore të mbajtur më 28 tetor, ndërsa përpjekjet për ta lokalizuar përmes ish-partneres dhe avokatëve që e kishin përfaqësuar më herët nuk kishin rezultuar të suksesshme.

Sipas raportimit të mediumit britanik UK Cannabis Report, vendimi për rrëzimin e apelit është marrë më 2 nëntor 2026./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.