KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen 13 shoferë në Maqedoni, kanë bërë shkelje në trafik

Ndalohen 13 shoferë në Maqedoni, kanë bërë shkelje në trafik

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 13 shoferë në lokacione të ndryshme në vend për veprën penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“.

“Prej tyre, tetë drejtonin automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: M.K. (32) nga fsh. Volkovë, rrethina e Shkupit; M.N. (20) nga Prilepi; A.N. (27) nga Makedonski Brodi; M.M. (21) nga Kumanova; një 16-vjeçar dhe A.D. (33), të dy nga fsh. Kamjan, rrethina e Tetovës; një 16-vjeçar nga Tetova dhe një 17-vjeçar nga fsh. Dobërdoll”, thanë nga MPB.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se katër shoferë janë kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Bëhet fjalë për D.T. (62) nga Velesi, M.T. (30) nga vendbanimi Ilinden në Shkup, si dhe M.T. (30) dhe D.D.T. (31), të dy nga Shkupi.

Gjithashtu, E.V. (24) nga Shkupi drejtonte automjet për udhëtarë, edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit të kategorisë B.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.