KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: Më thirrën për të nënshkruar, por i kisha dhënë fjalën Tares

Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: Më thirrën për të nënshkruar, por i kisha dhënë fjalën Tares

Vedat Muriqi ka zbuluar prapaskenat se si ishte shumë pranë transferimit te Paris Saint Germain.

Sulmuesi kosovar iu bashkua Lazios në vitin 2020 nga Fenerbahce, por shumë lehtë ka mundur të përfundojë në Parc de Princes.

Kampionët e Francës kishin shprehur interesim për transferimin e tij, por fjala që Muriqi i kishte dhënë Igli Tares (Drejtor sportiv te Lazio në atë kohë), bëri që mos të ndryshojë mendim.

“Normal është se një sulmues kur fillon të shënojë shumë gola, çdo ekip do të ketë interes”.

“I kam thënë edhe Igli Tares, pe pranoj ofertën e Lazios. Para se të hip në aeroplan ka thirr PSG, duke thënë se do të paguajmë atë që po kërkon Fenerbahce dhe atë që kërkoni ju, ejani te na. PSG, pasi kisha shënuar 17 gola dhe kisha bërë 8 asistime, kjo ishte pak para se të nënshkruaja me Lazion”.

“Por unë i pata dhënë fjalën Iglit dhe një shqiptar normal e mbanë fjalën e vet dhe pa marrë parasysh se PSG është një klub i madh i pata thënë edhe Tares se po vijmë te ju”, deklaroi Muriqi për Klan Kosovën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.