KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Juristi Kadri Kryeziu ka vlerësuar se Ligji për Dhomat e Specializuara është dashur të amandamentohet, në mënyrë që të korrigjohen disa gabime që, sipas tij, janë bërë gjatë hartimit të tij.

Kryeziu vlerëson se hartuesit e ligjit nuk e kanë marrë parasysh mënyrën se si do të zbatohet ai dhe cilat institucione do të jenë përgjegjëse për zbatimin e tij.

“Fryma e ligjit e përshkruan substancën e ligjit, efektet. Çfarë efekti duhet të ketë dhe çka është më kryesorja. Po më duket që s’kanë menduar asnjëherë se kush duhet ta zbatojë ligjin dhe si zbatohet ky ligj”, ka deklaruar Kryeziu.

“Ligji mbi Dhomat e Specializuara është ligj kushtetues dhe ka mundësi të amandamentohet për t’i përmirësuar disa gabime drastike që kanë ndodhur”, ka deklaruar Kryeziu./teve1

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.