KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Muriqi pranë kalimit te Galatasaray – trajneri i klubit turk kontakton personalisht yllin e Kosovës

Muriqi pranë kalimit te Galatasaray – trajneri i klubit turk kontakton personalisht yllin e Kosovës

Është pretenduar se trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, është takuar me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi.

Ylli kosovar thuhet se është i etur të kthehet në Turqi dhe pritet të ndërmerren hapa zyrtarë për të finalizuar transferimin e tij.

Galatasaray, duke vazhduar përpjekjet e tij për transferime për sezonin e ri, është lidhur me një emër të papritur. Është pretenduar se ata kanë bërë një lëvizje për Vedat Muriqin, ish-sulmuesin e Fenerbahces.

Sipas gazetës Sozcu, trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, ka pasur një bisedë telefonike me Vedat Muriqin.

Okan Buruk dhe Muriqi kishin punuar më parë së bashku te Çaykur Rizespor. Vedati kishte tërhequr vëmendjen me performancën e tij nën drejtimin e Buruk te Rizespor.

Raporti thoshte se Muriqi është pozitivisht i prirur ndaj idesë për të luajtur përsëri në Turqi. Gjithashtu u përmend se hapa zyrtarë mund të ndërmerren midis palëve në ditët në vijim.

Muriqi pati një sezon të shkëlqyer me Fenerbahcen në sezonin 2019-2020. Ai kontribuoi me 17 gola dhe shtatë asistime në 36 ndeshje për ekipin verdheblu./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.