KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Murati për Grupin Punues për Apelin në Hagë: Lobimi politik duhet të jetë pjesë e angazhimit

Murati për Grupin Punues për Apelin në Hagë: Lobimi politik duhet të jetë pjesë e angazhimit

Ligjëruesi i Shkencave Politike, Valon Murati, ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e lobimit politik dhe diplomatik lidhur me çështjen e aktgjykimit në Hagë.

Duke komentuar punën e Grupit Punues për Apelin në Hagë, në emisionin FIVE, Murati ka thënë se shpreson që ky grup po punon në mënyrë aktive, por ka theksuar se krahas angazhimit të tij duhet të shtohen edhe përpjekjet diplomatike.

“Duke qenë që kjo është një produkt i një presioni politik, ne duhet ta bëjmë punën tonë edhe të lobingut politik. Unë e kuptoj që ne mund të na interesojnë se çfarë po bën, unë nuk e di se çfarë po bën grupi, sepse po punojnë në konfidencialitet, edhe ashtu do duhet”, ka deklaruar ai.

Ai ka vlerësuar se Kosova ka pasur për vite me radhë një prezencë të dobët diplomatike në Washington dhe marrëdhënie të kufizuara zyrtare me administratën amerikane.

Sipas Muratit, kryeministri i Kosovës nuk ka pasur takime të mjaftueshme zyrtare me përfaqësuesit e administratës amerikane, përfshirë edhe nivelet më të ulëta të Departamentit të Shtetit.

“Ne kemi një prezencë të dobët në Washington, ne kemi gati takime e komunikime ineksistencë mes kryeministrit tonë dhe administratës amerikane në Washington. Nuk e di që ka pasur këto gjashtë vite takime zyrtare. Kryeministri ynë takime zyrtare po flas në Shetetin Department, edhe qoftë në nivele të ulëta. Ne e dimë, kryeministra tjerë, presidentë tjerë, herë janë takuar në nivel zëvendëspresidentësh, herë në nivel të sekretarëve të shtetit, herë janë takuar edhe të dërguar, pra emisarë”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë moment për të intensifikuar lobimin në SHBA, përmes diplomacisë, ambasadave dhe lobit shqiptar.

Sipas tij, lobi shqiptar në Amerikë, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës gjatë viteve ’90 dhe në procesin e pavarësisë, është dobësuar për shkak të përçarjeve dhe politizimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.