KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Pse po ndodhin kaq shumë ndërprerje të sistemeve teknologjike?

Pse po ndodhin kaq shumë ndërprerje të sistemeve teknologjike?

Ndërprerjet e shërbimeve dhe problemet në sistemet e teknologjisë së informacionit (IT) janë bërë tashmë të zakonshme.

Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar disa incidente të mëdha teknologjike: një ndërprerje masive e shërbimeve të Microsoft-it, një problem teknik që dyshohet se la për orë të tëra në tokë të gjithë avionët në SHBA, si dhe probleme në sistemet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA).

Këtyre u shtohen edhe ndërprerjet që prekën disa prej bankave më të mëdha amerikane, si dhe zbulimi i një dobësie serioze në një gjuhë programimi mjaft të përdorur, klankosova.tv.

Edhe pse bëhet fjalë për incidente të veçanta, fakti që të gjitha ndodhën brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore ka ngritur pikëpyetje nëse mund të kenë ndonjë lidhje mes tyre.

Sipas BBC, Në shumë raste, ndërprerjet janë shkaktuar nga përditësime ose instalime që nuk kanë funksionuar siç duhet në një pjesë të sistemit.

Një përmirësim i rrjetit të Microsoft-it bëri që serverët të mbingarkoheshin dhe përfundimisht të dilnin jashtë funksionit.

Ngjashëm, problemet me përmirësimin e një rrjeti të vjetër dhe të amortizuar shkaktuan edhe pezullimin e mijëra fluturimeve në SHBA gjatë fundjavës.

Problemet me sistemin e brendshëm të komunikimit të NSA-së, si dhe veçmas me shërbimet iCloud dhe Apple Pay të kompanisë Apple, u lidhën gjithashtu me dështime gjatë përditësimeve të sistemeve.

Ndërkohë, ndërprerjet në procesimin e pagesave në disa banka amerikane u atribuuan një gabimi në softuerin e bankës JPMorgan Chase. Vetë banka deklaroi se incidenti nuk kishte të bënte me një sulm apo incident të sigurisë kibernetike.

Megjithatë, disa nga problemet e fundit lidhen drejtpërdrejt me dobësitë e sigurisë kibernetike.

Inteligjenca artificiale (AI) është përdorur për të identifikuar dobësi në Java, gjuhë programimi që renditet ndër më të përdorurat në botë.

Ndërkohë, studiuesi i sigurisë kibernetike Scott Helme zbuloi edhe praninë e kodit keqdashës në Optimizely, një platformë që përdoret nga disa prej kompanive më të mëdha në botë.

Hakerët kishin arritur të vidhnin rreth 7 mijë dollarë (afërsisht 5,300 paund në kohën e raportimit) në kriptomonedha, përpara se të zbuloheshin dhe të përjashtoheshin nga sistemi.

Në thelb, këto incidente ngrenë një shqetësim të rëndësishëm: sa të sigurta dhe të qëndrueshme janë sistemet teknologjike nga të cilat varen institucionet, bizneset dhe qytetarët? Një përditësim i gabuar, një dobësi në softuer apo një sulm kibernetik mund të shkaktojë pasoja që shtrihen shumë përtej një kompanie apo institucioni të vetëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.