Ministri i Financave, Hekuran Murati tha sot se opozita votoi kundër trajtimit në seancë plenare të rishikimit të buxhetit.
Murati në një postim në Facebook shkruan se ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurove.
“Sot opozita votoi kundër trajtimit në seancë plenare të rishikimit të buxhetit. Ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurove. Kjo pako mbështetëse do të ishte një ndihmë e shumëpritur për të lehtësuar barrën e familjeve, por ja që partitë opozitare mendojnë ndryshe fatkeqësisht”, shkruan Murati.
Ndryshe, sot gjatë seancës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë shmangien e procedurave për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Ai kritikoi qasjen e Qeverisë, gjersa theksoi se veprimet e ekzekutivit po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve.
Shmangien e procedurave nuk e kanë përkrahur as LDK-së dhe as AAK. /Telegrafi/