KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

MPJ: Nuk ka informacione për të vdekur apo të lënduar shtetas të Maqedonisë në zjarrin në Crans-Montana

MPJ: Nuk ka informacione për të vdekur apo të lënduar shtetas të Maqedonisë në zjarrin në Crans-Montana

Ambasada e Maqedonisë në Bern është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Zvicër dhe deri në këtë moment nuk ka informacione për shtetas maqedonas të vdekur apo të lënduar në zjarrin në Crans-Montana, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

Ambasada po e ndjek me vëmendje situatën dhe është në gatishmëri të plotë për t’u ofruar ndihmën e nevojshme shtetasve të saj.

Po ashtu, nga MPJ bëjnë të ditur se në rrjetet sociale të Ambasadës në Bernë dhe të Ministrisë janë publikuar informacionet e kontaktit për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.