Moti sot në Maqedoninë e Veriut në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa me diell gjatë gjithë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 19 deri në 26 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bjerë në 6 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 25 gradë.