KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Modelja 25-vjeçare gjendet e pajetë pas tërmetit në Venezuelë

Modelja 25-vjeçare gjendet e pajetë pas tërmetit në Venezuelë

Modelja 25-vjeçare Oriana Usatariz është gjetur e pajetë nën rrënoja pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë.

Trupi i saj u zbulua gjatë kërkimeve në ndërtesën “Moises” në distriktin San Bernardino të Karakasit, ku ajo ishte personi i fundit i zhdukur pas shembjes së ndërtesës.

Sipas raportimeve, u gjet duke mbajtur në krah kafshën e saj shtëpiake në momentet e fundit tragjike.

Oriana

Nëna e saj kishte folur për herë të fundit me të kur ajo kishte dalë për shëtitje me qenin.

Vetëm pak ditë më parë, Oriana kishte diplomuar në fizioterapi dhe kishte ndarë foto nga ceremonia e diplomimit në rrjetet sociale.

Tërmeti në Venezuelë, me magnitudë të lartë dhe pasgoditje të fuqishme, ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Qindra ndërtesa janë shembur, ndërsa mijëra persona ende konsiderohen të zhdukur.

Foto: JamPress

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet mes rrënojave, ku janë raportuar edhe raste mbijetese, përfshirë një fëmijë trevjeçar dhe një roje sigurie që u shpëtua pas disa ditësh nën rrënoja.

Situata mbetet e rëndë, teksa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë me intensitet të lartë. /Telegrafi/

Foto: JamPress

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.