Kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi, bashkë me prokurorin Ersan Qavolli, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e protestës për rastin e Arlinda Zekajt.
Në takim, protestuesit kanë shprehur qëndrimet e tyre karshi situatës.
Teksa kryeprokurori i shtetit, siç merr vesh gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj, ka theksuar se po ndërmerren veprimet e domosdoshme për përgjegjësit eventual brenda sistemit për rastin e të ndjerës Zekaj.
Protestuesit u pritën institucionalisht vetëm nga kryeprokurori Gashi deri tash. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

