KOSTT ka njoftuar se më 27 shtator 2026 do të realizohen punime në kuadër të mirëmbajtjes preventive në Nënstacionin “Prishtina 5”.
Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 15:00 dhe gjatë kësaj periudhe do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 110/10 kV.
Si pasojë e këtyre punimeve, konsumatorët që furnizohen nga ky transformator do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në intervale të ndryshme gjatë kohës së punimeve.
KOSTT ka bërë të ditur se mirëmbajtja preventive synon rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit, si dhe funksionimin e qëndrueshëm të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.
KOSTT ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin. /Telegrafi/