Drejtori i Financave në Komunën e Gjakovës, Durim Halilaj, ka njoftuar se është miratuar buxheti i Komunës së Gjakovës për vitin 2027.
Sipas Halilajt, buxheti është miratuar me 21 vota për, 10 kundër dhe asnjë abstenim.
Buxheti i Komunës së Gjakovës për vitin 2027 është në vlerë prej 43,715,897 eurosh.
“Me 21 vota për, 0 abstenim dhe 10 kundër miratohet buxheti i Komunës së Gjakovës për vitin 2027”, ka shkruar Halilaj. /Telegrafi/