KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Milani fiton ndaj Venezias dhe mbetet me pikë të plota

Milani fiton ndaj Venezias dhe mbetet me pikë të plota

Milani ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Venezias në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit italian.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ruben Amorim e dominuan takimin, por Venezia arriti të rezistojë për një kohë të gjatë, falë edhe paraqitjes së mirë të portierit Filip Stanković.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 69-të, kur Gonçalo Ramos realizoi pas një aksioni të bukur ekipor. Sulmuesi portugez u asistua nga Alexis Saelemaekers dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Në minutën e 80-të, trajneri Giovanni Stroppa vendosi të aktivizojë sulmuesin kosovar, Albion Rrahmani, në vend të Kike Perez. Rrahmani hyri në lojë në një moment kur skuadra e tij kërkonte të gjente golin e barazimit.

Megjithëse pati pak minuta në dispozicion, sulmuesi kosovar ishte aktiv dhe u përpoq të ndihmonte skuadrën në repartin ofensiv, por Venezia nuk arriti të krijojë raste të mjaftueshme për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Milani e vulosi fitoren në minutën e 89-të, kur Redouane Halhal shënoi autogol, duke e devijuar topin në rrjetën e tij për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas dy xhirove të para, Milani ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke grumbulluar gjashtë pikë të plota dhe duke vazhduar me formë pozitive në kampionat.

Në anën tjetër, Venezia vazhdon të kërkojë pikët e para në këtë edicion të Serie A, pasi ka mbetur pa asnjë pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.