KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mexhiti: Do të shkarkohet kush nuk zbaton Ligjin për përfaqësim të drejtë

Mexhiti: Do të shkarkohet kush nuk zbaton Ligjin për përfaqësim të drejtë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në Shenja” ka deklaruar se moszbatimi i ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të sjellë përgjegjësi politike dhe mund të çojë në shkarkimin e funksionarëve përgjegjës.

Mexhiti theksoi se zbatimi i ligjit është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, Kushtetutës dhe politikave të Qeverisë.

“Do të ketë përgjegjësi politike. Nuk është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, në frymën e Kushtetutës, nuk është në frymën e Qeverisë. Do të shkarkohet. Si shkarkohet kryetari i Kuvendit nëse nuk e zbaton këtë ligj. Shembull, edhe presidenti. Presidenti duhet t’i ruajë ligjet, nuk mund t’i shkelë ligjet”.

“E dyta, ndryshe është përgjegjësia kur nuk e thyen ligjin, ndryshe nesër kur e ka ligjin dhe është i vetëdijshëm që bën shkelje ligjore, për të cilën ka pasoja juridike dhe politike”, deklaroi Mexhiti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.