KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Yamal fiton çmimin për talentin më të mirë, por befason me deklaratën

Yamal fiton çmimin për talentin më të mirë, por befason me deklaratën

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka fituar çmimin për talentin më të mirë të ri në ceremoninë e ‘Topit të Artë 2026’, por deklarata e tij pas pranimit të çmimit ka tërhequr vëmendje të madhe.

19-vjeçari spanjoll, i cili vazhdon të konfirmojë talentin e tij në skenën më të madhe të futbollit, ka befasuar të pranishmit duke deklaruar se çmimin do të dëshironte ta fitonte bashkëlojtari i tij te Barcelona, Pau Cubarsi.

Gjatë fjalimit të tij, Yamal vlerësoi lart mbrojtësin spanjoll, duke theksuar se ai e meritonte këtë vlerësim.

“Do të doja që shoku im i skuadrës, Cubarsi, të ishte këtu. Ky çmim duhej të ishte i tij. Do të doja që ai ta kishte fituar”, deklaroi Yamal.

Talenti i Barcelonës nuk harroi të falënderonte klubin dhe Kombëtaren e Spanjës, ndërsa theksoi se synon të vazhdojë të fitojë trofe dhe çmime individuale.

“Dua të falënderoj klubin tim dhe ekipin tim kombëtar. Duhet të vazhdoj të punoj për të fituar tituj ekiporë dhe individualë si ky”, shtoi ai.

Kur u pyet nëse ky ishte çmimi që dëshironte të fitonte gjatë mbrëmjes, Yamal përsëriti edhe një herë vlerësimin e tij për bashkëlojtarin.

“Do të doja që ky të ishte për Cubarsin”, u përgjigj shkurtimisht spanjolli.

Kjo deklaratë dëshmon respektin e madh që Yamal ka për bashkëlojtarin e tij, me të cilin konsiderohen ndër talentet më premtuese të Barcelonës dhe futbollit spanjoll. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.