Të martën dhe të mërkurën mëngjeset do të jenë më të ftohta, me temperatura negative. Temperaturat minimale të mëngjesit nesër do të zbresin deri në -5, ndërsa të mërkurën deri në -8 gradë Celsius, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Nga e mërkura, kah fundi i ditës, pritet një periudhë kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu.
Reshjet do të jenë më të dendura të enjten, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit, ku pritet të tejkalojnë 30 litra për metër katror.
Për shkak të uljes së temperaturave gjatë ditëve të fundjavës, reshjet pritet të jenë në formë shiu dhe bore.
Burimi: telegrafi.com ↗

