KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Moti në Shqipëri, diell dhe ftohtë

Moti në Shqipëri, diell dhe ftohtë

Moti në Shqipëri parashihet të jetë i qëndrueshëm gjatë ditës së martë, ndërkaq nuk parashikohen reshje shiu në asnjë prej qarqeve të vendit.

Sa i përket temperaturave, në zonat bregdetare ato do të luhaten nga 6 deri në 15 gradë Celsius.

Në vendet e ulëta temperaturat pritet të variojnë nga 3 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore termometri do të shënojë vlera nga 0 deri në 8 gradë Celsius.

Ndërkohë, era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, duke mos sjellë probleme në kushtet atmosferike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.