Lionel Messi e pranoi se është e vështirë të përshkruhet me pak fjalë rëndësia që ka Barcelona për të, pasi klubi katalanas është pjesë e pandashme e jetës së tij.
Messi e cilësoi privilegj të madh mundësinë për ta ndarë dhomën e zhveshjes me futbollistë si Xavi, Andrés Iniesta dhe Carles Puyol.
Ai gjithashtu kujtoi lidhjen e veçantë me qytetin e Barcelonës, ku kaloi shumë momente të bukura dhe ku lindën tre fëmijët e tij. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

