KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

“Mësimi ka filluar, Ministria ende jo”, AKK kritikon MASHTI-n për mungesën e teksteve dhe dokumentacionit

“Mësimi ka filluar, Ministria ende jo”, AKK kritikon MASHTI-n për mungesën e teksteve dhe dokumentacionit

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësim për problemet me të cilat ka nisur viti i ri shkollor, duke kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që urgjentisht të përmbushë obligimet e saj.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka thënë se bazuar në informatat e pranuara nga drejtorët komunalë të arsimit, në një numër shkollash mungon dokumentacioni i nevojshëm shkollor dhe kurrikular, ndërsa shumë nxënës e kanë nisur mësimin pa tekste shkollore.

“Shkollave u mungon dokumentacioni i nevojshëm shkollor dhe kurrikular, ndërsa një numër i madh i nxënësve e kanë filluar mësimin pa tekstet shkollore”, ka deklaruar Ibrahimi.

Sipas tij, shqetësime janë adresuar edhe nga prindërit, të cilët kanë raportuar raste kur mjetet për blerjen e teksteve shkollore ende nuk janë transferuar.

“Këto janë çështje që Ministria e Arsimit është dashur t’i përfundojë para fillimit të vitit shkollor, jo pasi mësimi ka filluar”, ka thënë Ibrahimi.

AKK i ka bërë thirrje Ministrisë që të ndërhyjë urgjentisht dhe të mos bartë te komunat, shkollat, mësimdhënësit dhe prindërit pasojat e vonesave në nivel qendror.

“Mësimi ka filluar, Ministria ende jo!”, është shprehur Ibrahimi, duke kërkuar që nxënësit t’i kenë librat dhe shkollat dokumentacionin e nevojshëm që në ditën e parë të mësimit.

“Arsimi nuk improvizohet!”, ka theksuar drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.