KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në Oleshky

Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në Oleshky

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka siguruar një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin e Oleshkyt, i cili ndodhet nën kontrollin rus. Armëpushimi do të hyjë në fuqi më 29 tetor, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

"Të dyja palët ranë dakord të ndërpresin përkohësisht të gjitha veprimet ushtarake në Oleshky, për të mundësuar hyrjen e ndihmave humanitare dhe për të përgatitur evakuimin e civilëve përmes një korridori të sigurt", thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Klankosova.tv

Sipas raportimit të Reuters, Melania Trump është angazhuar në përpjekjet për të kthyer pranë familjeve të tyre fëmijët ukrainas që janë marrë nga Rusia gjatë luftës.

"Situata në Oleshky është tejet e rëndë. Oleshky është një qytet në vijën e frontit, në prag të një katastrofe. Popullsia që ka mbetur aty përbëhet kryesisht nga të moshuar, të cilët kanë nevojë urgjente për kujdes mjekësor, ilaçe, ushqim dhe ujë të pastër", deklaroi Melania.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.