Ambasada gjermane në Kosovë, ka ndarë deklaratën e kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz, pas Samitit të Procesit të Berlinit.
Në postim theksohet se ‘’BE’ja duhet të zgjerohet’’, dhe se, në samitin e djeshëm, Gjermania ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
”Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur për integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në reagim.
Postimi:
“BE-ja duhet të zgjerohet.” 
Kancelari federal Friedrich Merz
Në Samitin e djeshëm të Procesit të Berlinit, në Sveti Stefan
, Gjermania
rikonfirmoi mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 







Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur për integrimin evropian të Kosovës. 


Bashkëpunimi rajonal po sjell tashmë përfitime konkrete për qytetarët:
Tregti më të lehtë,
Njohje të kualifikimeve profesionale,
Më shumë mundësi për të rinjtë.
Faleminderit, Mali i Zi
, për kryesimin e shkëlqyer dhe për programin vjetor më gjithëpërfshirës të Procesit të Berlinit deri më sot!
I urojmë gjithë të mirat Austrisë
në kryesimin e ardhshëm, me fokus te të rinjtë, pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal!

