KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

​Shqipëria nënshkruan marrëveshjen zyrtare me Bordin e Paqes për misionin në Gaza

​Shqipëria nënshkruan marrëveshjen zyrtare me Bordin e Paqes për misionin në Gaza

Shqipëria nënshkroi këtë të premte marrëveshjen zyrtare me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Ceremonia u zhvillua në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Marrëveshja u firmos nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, dhe komandanti i ISF-së, Jasper Jeffers.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Ëendt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi thekson se Shqipëria, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe siguri.

“Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza”, shkruan ai, krahas fotove.

Shqipëria është një nga vendet themeluese të Bordit të Paqes për menaxhimin e konflikteve dhe stabilizimin pas konflikteve, iniciuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Bordi u themelua zyrtarisht në janar të vitit 2026 gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos dhe fokusi i tij i parë është procesi i stabilizimit dhe qeverisjes tranzitore në Rripin e Gazës.

Më 22 janar 2026, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 110 vota pro anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.

Më pas, në mbledhjen inauguruese të Bordit, më 19 shkurt 2026, kryeministri Edi Rama konfirmoi se Shqipëria do të kontribuojë me trupa ushtarake dhe personel policor në kuadër të forcës ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.