Chelsea po kryeson garën për transferimin e mesfushorit të Bournemouthit, Alex Scott, raporton “The Telegraph”.
“Blutë” vazhdojnë të jenë shumë të interesuar për 23-vjeçarin anglez, pasi gjatë afatit kalimtar të verës bënë disa oferta për të, me vlerë mbi 60 milionë funte, por të gjitha u refuzuan nga Bournemouthi.
Chelsea pritet të ndërhyjë sërish në repartin e mesfushës gjatë afatit kalimtar të janarit dhe verës së ardhshme, veçanërisht pas largimit të Enzo Fernandezit drejt Manchester Cityt.
Megjithatë, Bournemouthi ka insistuar se Scott nuk do të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit. Kjo nuk e ka penguar Chelsean që ta vazhdojë monitorimin e situatës dhe të synojë transferimin e tij gjatë verës.
Scott do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Bournemouthin në fund të këtij sezoni, ndërsa përpjekjet e klubit për të arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri më tani nuk kanë sjellë përparim.
Chelsea nuk është klubi i vetëm që po e ndjek situatën e mesfushorit. Edhe Liverpooli është i interesuar për Scott, ndërsa në garë është përfshirë edhe Arsenali.
Scott, i cili është pjesë e Kombëtares së Anglisë, mund të jetë një prej objektivave kryesorë të klubeve të mëdha angleze gjatë afatit kalimtar të verës./Telegrafi/