Me qindra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë – Dega 3, për të pritur kandidaten për presidente nga LDK Vjosa Osmani, në një tubim të mbajtur në lagjen Bregu i Diellit.
Në tubim Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) prezantoi edhe zotimet e saj për projekte konkrete në kryeqytet.
LDK-ja premtoi projekte që e transformojnë Kosovën dhe për zotimet konkrete që prekin jetën e secilit: më shumë zhvillim, më shumë dinjitet, më shumë mundësi për familjet, të rinjtë e bizneset.
LDK tha se këto investime synojnë modernizimin e kryeqytetit dhe krijimin e hapësirave të reja për zhvillim urban, kulturë dhe inovacion.
