Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të ketë buxhet mbi 58 milionë euro për vitin 2027.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, përmes një postimi.
Ajo ka thënë se ky buxhet përfaqëson mbështetje për artin, librin dhe botimet, trashëgiminë kulturore, institucionet e kulturës, sektorët kreativë dhe zhvillimin e turizmit.
“Vazhdojmë të punojmë për më shumë mundësi për artistët dhe krijuesit, institucione më të fuqishme kulturore, mbrojtjen e identitetit dhe vlerave tona, si dhe zhvillimin e turizmit”, ka shkruar Bogujevci.
Burimi: zeri.info ↗

