KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mbi 36 miliardë euro qarkullim nga bizneset në Maqedoni, tregtia dhe industria përpunuese shtyllat e ekonomisë

Mbi 36 miliardë euro qarkullim nga bizneset në Maqedoni, tregtia dhe industria përpunuese shtyllat e ekonomisë

Bizneset në Maqedoninë e Veriut realizuan mbi 36 miliardë euro qarkullim gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, gjithsej 70.843 subjekte afariste të orientuara drejt tregut realizuan qarkullim prej 2.226.478 milionë denarësh, apo rreth 36.19 miliardë euro.

Nga aktiviteti i tyre ekonomik u krijua vlerë e shtuar bruto prej 522.087 milionë denarësh, që përkthehet në rreth 8.49 miliardë euro.
Pjesën më të madhe të qarkullimit e realizuan bizneset e sektorit të tregtisë me shumicë dhe pakicë, me 38,7 për qind. Pas tyre renditet industria përpunuese, e cila kontribuoi me 24,5 për qind të qarkullimit të përgjithshëm.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për vlerën e shtuar bruto, në vend të parë është industria përpunuese me 26,2 për qind. Pas saj vjen tregtia me shumicë dhe pakicë me 20 për qind, ndërtimtaria me 10 për qind, ndërsa sektori i telekomunikacionit, programimit kompjuterik, konsulencës dhe veprimtarive të tjera informatike me 9,2 për qind.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.