Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren pritet t’i nënshtrohet një transformimi të madh, përmes një projekti që kap vlerën mbi 12 milionë euro.
Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka bërë të ditur se ka nisur projekti për rikonfigurimin, zgjerimin dhe modernizimin e stadiumit, me synimin që ai të shndërrohet në një hapësirë sportive moderne dhe funksionale.
Projekti synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, si dhe përshtatjen e infrastrukturës me standardet e kërkuara nga UEFA.
“Do të vazhdojmë me avancimin e projekteve infrastrukturore sportive, me fokus në modernizimin e objekteve sportive dhe krijimin e standardeve të përshtatshme për zhvillimin e sportit në vend”, ka deklaruar Gashani. /IndeksOnline/

