Futbollisti i Barcelonës, Marc Bernal, ka shprehur bindjen e tij se skuadra katalanase është më e mira në Evropë, duke mos e konsideruar Real Madridin si ekipin më të fortë në kontinent.
“Për mua, Real Madridi nuk është skuadra më e mirë në Evropë. Jemi ne, Barcelona!”, është shprehur Bernal, transmeton GazetaBlic Sport.
Talenti i Barcelonës ka theksuar se një humbje e vetme nuk duhet të përcaktojë se cila skuadër është më e mirë, duke nënvizuar se vlerësimi i një ekipi duhet të bazohet në më shumë sesa rezultati i një ndeshjeje.
“Është e vërtetë që kemi humbur, por një ndeshje e vetme nuk vendos se kush është skuadra më e mirë”, ka deklaruar ai.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

