KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Marc-Andre Ter Stegen zyrtarizohet te klubi i ri

Marc-Andre Ter Stegen zyrtarizohet te klubi i ri

Gjiganti holandez, Ajaxi ka njoftuar nënshkrimin e portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, në një marrëveshje huazimi për një sezon.

34-vjeçari gjerman nënshkroi kontratën e tij me gjigantët holandezë pasi përfundoi testet mjekësore gjatë fundjavës.

Skuadra e Eredivisie thuhet se do të mbulojë 15% të pagës së yllit gjerman si pjesë e marrëveshjes.

“Ajax ka arritur një marrëveshje me FC Barcelona dhe Marc ter Stegen. Portieri 34-vjeçar i bashkohet klubit në formë huazimi për një sezon nga skuadra spanjolle”, thuhet në njoftimin e Ajaxit.

Transferimi i Ter Stegen u lavdërua edhe nga drejtori teknik i Ajaxit, Jordi Cruyff.

“Marc ka një rekord të jashtëzakonshëm dhe cilësitë e tij njihen gjerësisht. Ai është një përforcim i menjëhershme në skuadrën tonë”.

“Unë dhe Marc e njohim mirë njëri-tjetrin dhe mezi pres të punoj përsëri me të. Kemi kohë që punojmë për ta sjellë këtu, kështu që jemi shumë të kënaqur që ai ka nënshkruar kontratën e tij dhe tani mund të fillojë”, ka thënë Cruyff. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.