KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonci: Të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në

Maqedonci: Të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në shënimin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka vlerësuar miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maqedonci tha se ky përvjetor është një rast për të nderuar historinë, përkushtimin dhe profesionalizmin e Marinsave Amerikanë.

“Për Kosovën, është gjithashtu një mundësi për të vlerësuar miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që kanë kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve tona mbrojtëse”, shkroi Maqedonci.

Ministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke ritheksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit.

“Shprehim mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane dhe mbetemi të përkushtuar për ta thelluar bashkëpunimin, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, theksoi ai. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.