KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Malisheva pa mëshirë ndaj Feronikelit ’74, triumfon bindshëm me tre gola

Malisheva pa mëshirë ndaj Feronikelit ’74, triumfon bindshëm me tre gola

Malisheva ka shënuar fitore të merituar ndaj Feronikelit me rezultat 0-3, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Thomas Brdaric e nisi më mirë takimin dhe arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 11-të përmes Kreshnik Ukës. Malisheva vazhdoi të ishte më kërkuese dhe në minutën e 24-t e dyfishoi epërsinë me Liridon Xhylanin.

Feronikeli pati vështirësi të krijonte raste të rrezikshme dhe nuk arriti të gjente hapësira për ta shqetësuar seriozisht mbrojtjen mysafire. Në anën tjetër, Malisheva luajti më e organizuar dhe tregoi efikasitet në momentet vendimtare.

Në pjesën e dytë, Uka shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 56-të, duke vulosur fitoren 0-3 të Malishevës.

Feronikeli pësoi humbjen e tretë radhazi në tri xhirot e para, ndërsa Malisheva regjistroi fitoren e dytë të sezonit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.