Një mace që luan badminton është kthyer në sensacion në rrjetet sociale, duke argëtuar përdoruesit me aftësitë e saj të pazakonta.
Në pamjet që po qarkullojnë në internet, macja shihet duke reaguar ndaj lëvizjeve të lojës dhe duke ndjekur “topthin”.
Videoja ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët kanë shpërndarë pamjet dhe kanë komentuar me humor.
Kjo performancë e pazakontë e ka kthyer macen në një yll të vogël të internetit. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

