KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Luksi i 26 vjeçares të arrestuar për drogë dhe biznesi që kishte regjistruar| Pamjet kur dyshohet se mori 40 mijë euro në një rast nga shitja e kokainës

Luksi i 26 vjeçares të arrestuar për drogë dhe biznesi që kishte regjistruar| Pamjet kur dyshohet se mori 40 mijë euro në një rast nga shitja e kokainës

Albana Xhemajli-Ramadani është një nga emrat e të arestuarve nga operacioni i gjerë policorë anti-drogë, koduar “Heshtja”.

Ky operacion nxori në pah detaje që tregojnë funksionimin e grupit të drejtuar nga Jeton Stanoci, prej tash e shumë kohësh.

Në mesin e të arrestuarve në këtë operacion është edhe ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija i njohur në grup si “ministri”, Jeton Stanovci (daja), Gëzim Feka, Arjanit Beqiri, Alban Maloku dhe Albana Rexhepi-Ramadani.

Sipas detajeve të bëra publike nga dosja e këtij rasti thuhet në kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit, përshkruheshin veprimet e gjashtë të pandehurëve.Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të pandehurit Jeton Stanovci, Arjanit Beqiri, B., Albana Xhemajli-Ramadani, Astrit Haraqija, M., A., dhe Alban Maloku, më parë e në vazhdimësi deri me datë 14.11.2026, në zona të ndryshme të territorit të Prishtinës, si anëtar të grupit, në bashkëpunim edhe me persona tjerë ende të paidentifikuar, duke i ndarë rolet mes vete, me dashje e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë poseduar, dorëzuar, shitur dhe shpërndarë substanca narkotike të llojit kokainë.Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri Jeton Stanovci si kryesues i grupit pasi që furnizohej me narkotik nga të pandehurit, M., (i cili ndodhet ne arrati), Astrit Haraqija dhe Alban Maloku, narkotikun fillimisht e ndanin në sasi të vogla e me pas ato sasi i pranonte Gëzim Feka.Sipas Prokurorisë i pandehuri Gëzim Feka, sasinë e narkotikut të llojit kokainë, një sasi e mban vet dhe një sasi iu a jep dy anëtarëve tjerë Arjanit Beqiri dhe A.K., të cilët më pas substancën e tillë të ndarë në sasi të vogla e shpërndajnë tek personat e tjerë duke e shitur në doza të vogla.Sipas Prokurorisë, procesin e shitjes së kokainës të pandehurit e bënin përmes veturave të marra me qira.Tutje, në kërkesë përmendet edhe B.F., e cila sipas Prokurorisë kishte rol të ruajtjes së sasive të tilla të cilat i shiste bashkëshorti i saj G.F., i cili mbante paratë e shitjeve.Tutje, sipas dosjes e pandehura Albana Xhemajli-Ramadani kishte rol të mbledhjes së parave të shitjes nga Gëzim Feka, Arijanit Beqiri dhe A., ku kryesisht çdo të diele bënin barazimin e pagesave për sasitë e shitura dhe shpërndara, si dhe furnizoheshin me sasi të rregullta për shpërndarje të mëtutjeshme javore.Tutje, në dispozitivin e dytë të dosjes, Astrit Haraqia ngarkohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Në dispozitivin e dytë të dosjes, thuhet se i pandehuri Astrit Haraqia nga koha e pavërtetuar e deri me datë 15.11.2026, përkatësisht në banesën e tij, me dashje e në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në posedim armë zjarrit e Ilojit pistoletë.

Në dosje thuhet se Policia me rastin e zbatimit te kontrollit ne banesën të pandehurit ka gjetur dhe sekuestruar armen e zjarrit e Ilojit CZ-100 me një karikator me 6 fishek. Sipas dosjes, i pandehuri nuk kishte leje valide për armë.

Pas paraqitjes së këtyre të dhënave, Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendim për një muaj paraburgim ndaj të pandehurve.

Por një detaj që është bërë publik tanimë lidhet me të përmendurit në fjalë, e të cilët zotëronin biznese të ndryshme.

Madje, Albana Xhemajli-Ramadani 26 vjeçare po njihej në publik si një vajzë me jete luksoze, e që në pronësi kishte disa biznese, por vetëm njëri prej tyre figuron nën drejtimin e saj në ARBK.

E njëjta është drejtuese e biznesitg “Labancho”, ndërsa dy bizneset e tjera të cilat i reklamonte në Instagram nuk figurojnë.

Albana Xhemajli-Ramadani po bashkëjetonte me Jeton Stanocin apo kryesorin e grupit dhe përkujdesej për mbledhjen e parave të narkotikeve, madje çdo të diele.

Ndryshe Sipas dosjes së prokurorit Arben Hoti, ‘Daja’ dhe ish-ministri përgatisnin kokainën në banesën e Haraqijës. Substancën dyshohej se e sillte Mërgim Stanovci, një tjetër i dyshuar si pjesëtar i grupit të organizuar kriminal të trafikut të drogës, i cili sipas dosjes ndodhet ende në arrati.

“Nga zbatimi i masave të veçanta ku shihet se i pandehuri Jeton Stanovci duke dal nga objekti banesor në rrugën ‘Korabi’, Hyra A, në të njëjtin objekt ku banon edhe Astrit Haraqija e në të cilin objekt Jetoni, Mërgimi dhe Astriti takoheshin duke përgatitur substancën narkotike të cilën e sillte Mërgimi, dhe aty e ndanin në sasi të vogla, më pas të njëjtën ia jepnin Gëzim Fekës për shitje dhe shpërndarje”, përshkruan Prokuroria në dosjen e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit.

Një tjetër fotografi që rëndon si provë kundër grupit të kokainës, shfaq Albana Xhemajlin, 26-vjeçaren e cila bashkëjetonte me bosin e grupit, Jeton Stanovcin, derisa pranon 40 mijë euro në garazhën e banesës së Stanovcit, sipas dosjes së Prokurorisë.

Kjo fotografi është shkrepur më 18 maj të vitit 2026 në orën 03:30 të mëngjesit, sipas dosjes.

Xhemajli dyshohet se atë mëngjes pranoi 40 mijë euro, burim i të ardhurave nga shitja e kokainës.

“Me datën 18.05.2026 në ora 03:30, Arianiti takohet me Gëzimin dhe i merr paratë e shitjes javore dhe i tubon rreth 40 mijë euro dhe i dërgon në garazhën e banesës së Jeton Stanovcit në rrugën ‘Ndue Përleshi’, objekti SIMA COM 2, e ku më pas në orën 03:42 në këtë lokacion shkon i pandehuri Arianit Beqiri dhe i dërgon paratë e shitjeve e ku paratë e shitjeve i takon tek ashensori i garazhdës e pandehura Albana Xhemajli”, thuhet në dosje.

Çka dihet zyrtarisht:

Operacioni “Heshtja” u realizua nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas një hetimi të gjatë.Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtij operacioni janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, hetimet kanë zbardhur dyshimet për funksionimin e një grupi të organizuar, me “strukturë të organizuar dhe nivele të qarta hierarkike”, nga personat e dyshuar në nivel drejtues deri te shpërndarësit e narkotikëve në rrugë.

Gjatë operacionit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë, patrullat policore të stacioneve të kryeqytetit, Njësia e Forenzikës dhe Njësia K9, janë bastisur disa lokacione.Policia ka bërë të ditur se gjatë operacionit janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt.Në mesin e provave materiale të sekuestruara janë rreth 1.6 kilogramë kokainë, si dhe sasi të tjera të substancave të dyshuara narkotike, përfshirë marihuanë, një substancë të panjohur dhe tableta të dyshuara të ekstazisë.Po ashtu, Policia ka sekuestruar rreth 16 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme, përfshirë euro, franga zvicerane, funta britanike, dollarë kanadezë dhe lekë shqiptare.

Në mesin e aseteve të sekuestruara janë edhe gjashtë vetura, përfshirë Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe VË Tiguan.Gjatë bastisjeve janë gjetur edhe telefona mobilë, pajisje elektronike e komunikimi, pajisje për vëzhgim, ora luksoze, si dhe stoli të çmuara.

Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri, municion, thika, peshore digjitale dhe pajisje për paketimin e substancave narkotike, si dhe dokumente e shënime të ndryshme që do të trajtohen gjatë hetimeve.Sipas Policisë, vetëm sasia e kokainës së sekuestruar, bazuar në çmimin e shitjes në tregun e rrugës, vlerësohet të ketë vlerë të mundshme prej rreth 111 mijë eurosh.Ndërkaq, “vlera e përgjithshme e vlerësuar e substancave narkotike dhe aseteve të sekuestruara, përfshirë veturat luksoze, orët, stolitë dhe paratë e gatshme”, sipas raportit të rastit, arrin në rreth 301 mijë euro.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ndërsa hetimet dhe veprimet operative janë duke vazhduar./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.