Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se fjalia e ish-presidentit Hashim Thaçit, pas verdiktit të sotëm, sipas tij, përshkruan më së miri vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale.
“‘Kjo është politikë, nuk është drejtësi.’ Kjo fjali e Presidentit Hashim Thaçi e përshkruan më së miri vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale”, ka shkruar Gruda në Facebook, raporton IndeksOnline.
Ai shtoi se Kosova duhet të veprojë dhe të mbrojë luftën e popullit të saj për liri.
“Kosova duhet të veprojë dhe ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj për liri”.
Burimi: indeksonline.net ↗

