KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Qeveria po i ikën standardeve dhe reformave evropiane

LSDM: Qeveria po i ikën standardeve dhe reformave evropiane

Kanë mbetur edhe 12 ditë deri në afatin që vetë Hristijan Mickoski vendosi për përmbushjen e reformave dhe detyrimeve evropiane. Edhe 12 ditë deri në një zhgënjim tjetër të madh dhe një premtim tjetër të paplotësuar nga Mickoski, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Pa ndryshime në Kushtetutë dhe përfshirjen e pakicave, nuk do të ketë vazhdim të integrimit në BE, asnjë lëvizje nga pika e vdekur. Nuk do të ketë hapje të fazës tjetër të negociatave, pavarësisht se sa pika do të përmbushen formalisht. Ky është thelbi”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se vetë Mickoski pretendoi se kishte shumicë absolute, ai vetë e shfuqizoi Qeverinë Teknike pa konsensus.

“Tani le të mos kërkojë alibi nga LSDM-ja. Ne nuk do të jemi alibia e tij për dështimin në zbatimin e reformave. Le t’i përfundojë reformat që premtoi, le t’i përmbushë detyrimet e tij deri më 1 qershor. Le t’i përfshijë pakicat në Kushtetutë dhe të tregojë se vërtet dëshiron që Maqedonia të vazhdojë drejt BE-së. Ose le t’ua pranojë më në fund qytetarëve se nuk e dëshiron BE-në sepse ka frikë nga standardet, reformat, gjyqësori i pavarur dhe përgjegjësia evropiane”, shtojnë nga LSDM./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.