Nga LSDM sot kanë akuzuar qeverinë për një marrëveshje të re për matës të energjisë elektrike në vlerë rreth 13.2 milionë euro, e realizuar më 11 gusht 2026 midis EVN Macedonia dhe kompanisë serbe “Meter&Control”.
Keti Shterjova nga kjo parti tha se kjo marrëveshje hap pyetje të reja në lidhje me rrjetet e biznesit në sektorin e energjisë dhe lidhjet e mundshme me zyrtarët qeveritarë.
Sipas saj qeveria ka heshtur për Dushan Adamoviçin, zyrtar I partisë sërbe dhe konsull nderi i emëruar nga Mickoski, për strukturat jashtë vendit në Qipro që çojnë deri te ‘Grupi Rudnap’ i Vojin Lazareviçit, dhe ai po lidhet drejtpërdrejt me Qeverinë përmes Ministres Sanja Bozhinovska.
Reagimi i plotë i LSDM-së:
Po publikojmë një marrëveshje të re biznesi, në vlerë 13.2 milionë euro. Kompania METER&CONTROL nga Serbia është përzgjedhur si mbajtëse e kontratës së EVN Macedonia për furnizimin me matësa të energjisë elektrike.
Kontrata u lidh më 11 gusht 2026, me një vlerë të publikuar prej rreth 13.2 milionë eurosh dhe METER&CONTROL normalisht është e lidhur me Grupin Rudnap, e themeluar në vitin 2008, dhe Grupi Rudnap shfaqet në historinë e tij të pronësisë.
Kush është lidhja kryesore me Rudnap? Sanja Bozhinovska, Ministrja e Energjetikës e Mickoskit.
Bozhinovska ishte drejtoreshë ekzekutive e kompanive të Grupit Rudnap në Evropën Qendrore dhe Lindore në periudhën 2011–2014 dhe se është gjithashtu e lidhur me “Rudnap DOOEL” Shkup, ku ajo ishte menaxhere.
“Rudnap” është lidhja si me partinë përparimtare sërbe në Serbi ashtu edhe me OBRM-PDUKM-në në Maqedoni dhe një pjesë kyçe e rrjetit të biznesit të energjisë të Mickoskit. Kjo është arsyeja pse u krijua një ministri e re dhe ishte Bozhinovska që Mickoski emëroi në krye të Ministrisë së Energjetikës.