KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

LSDM: Mbështesim protestat për rritje të pagës minimale

LSDM: Mbështesim protestat për rritje të pagës minimale

LSDM mbështet protestën e punëtorëve dhe Lidhjes së Sindikatave për paga të denja dhe rritje të pagës minimale.

Nga LSDM thonë se qytetarët, punëtorët jetojnë vështirë, inflacioni dhe çmimet e rritura gërryejnë standardin e jetesës së punëtorëve, varfëria po rritet dhe pagat janë në ngecje.

“Qeveria e Mickoskit nuk ka para për të rritur pagën minimale, ka para vetëm për tendera. 161 tendera për një kompani, 51 tendera përmes komunave për një kompani tjetër, 9 milionë euro për tendera me dy punonjës, 1.2 milionë euro për tendera përmes Postës. Gjatë qeverisjes së LSDM-së, paratë përfunduan te qytetarët, ne e rritëm pagën minimale nga 8,000 denarë në mbi 20,000 denarë dhe pagën mesatare nga 22,000 denarë në mbi 42,000 denarë”.

“Dhe si opozitë, LSDM qëndron në mbështetje të punëtorëve. LSDM propozoi Ligj për rritjen e pagës minimale, por qeveria e hodhi poshtë atë. Ne i dorëzuam Kuvendit zgjidhje ligjore dhe amendamente për rritjen e pagave në sektorë të ndryshëm, por qeveria e hodhi poshtë edhe atë”, thonë nga LSDM.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.