KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

BE dhe Britania e Madhe synojnë forcimin e partneritetit strategjik, Costa: Investim për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës

BE dhe Britania e Madhe synojnë forcimin e partneritetit strategjik, Costa: Investim për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka bërë thirrje për forcimin e partneritetit mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, duke e cilësuar atë si një investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës.

Në konferencën për shtyp pas samitit të dytë BE-Britani e Madhe, të zhvilluar në Bruksel, Costa theksoi se bashkëpunimi mes dy palëve është thelbësor për përballimin e sfidave të përbashkëta, në një klimë ndërkombëtare gjithnjë e më të ndërlikuar.

“Një partneritet i fortë mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe është një investim strategjik për sigurinë e Evropës. Por është gjithashtu një investim në prosperitetin tonë të përbashkët, në inovacion, konkurrueshmëri dhe qëndrueshmëri. Nuk mund të ketë mbrojtje të fortë pa një ekonomi më të fuqishme”, deklaroi Costa.

Ai nënvizoi se siguria dhe zhvillimi ekonomik janë të ndërlidhura, duke theksuar nevojën për bashkëpunim më të ngushtë në rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive, krijimin e vendeve cilësore të punës dhe përballueshmërinë e kostos së jetesës për qytetarët.

Një ndër çështjet kryesore të samitit ishte siguria dhe mbrojtja e Evropës, veçanërisht në kushtet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Costa vlerësoi rolin e Britanisë së Madhe në Koalicionin e të Gatshmëve dhe rikonfirmoi angazhimin e përbashkët për mbështetjen politike, financiare dhe ushtarake të Kievit, deri në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Sipas presidentit të Këshillit Evropian, bashkëpunimi mes BE-së dhe Londrës ka sjellë rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset, ndërsa samiti i Brukselit përbën një tjetër hap drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Siguria dhe mbrojtja kanë qenë gjithashtu në qendër të procesit të afrimit mes dy palëve pas Brexit-it, përmes të cilit Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian në vitin 2020.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.