KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Shahini: Mbi 7 miliardë euro remitanca nga diaspora, vetëm 2% orientohen në prodhim

Shahini: Mbi 7 miliardë euro remitanca nga diaspora, vetëm 2% orientohen në prodhim

Kosova ka përfituar mbi 7 miliardë euro të hyra nga remitancat e diasporës gjatë periudhës qershor 2021 – qershor 2026.

Sipas Agim Shahinit, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), pjesa më e madhe e këtyre mjeteve është orientuar në konsum dhe patundshmëri, ndërsa vetëm 2 për qind në prodhim.

“Kjo tregon që Kosova ka të hyra të mjaftueshme nga diaspora, por nuk ka orientim të mjaftueshëm për investimet e diasporës. Mbi 7 miliardë euro të hyra për Kosovën në këtë periudhë janë shumë mjete, por kryesisht këto 80 për qind janë në patundshmëri, janë mjete në konsum, në blerje të banesave e të lokaleve, kurse vetëm 2 për qind prej tyre janë në prodhim”, ka deklaruar Shahini në Tëvë1.

Tutje, Shahini ka vlerësuar se mungesa e strategjisë dhe politikave për mbështetjen e prodhimit po bën që një pjesë e mjeteve të diasporës të përdoren për blerjen e produkteve të gatshme nga jashtë.

“Kjo na tregon se në Kosovë ka nevojë shumë për prodhim, por kemi mungesa të strategjisë për të mbështetur prodhimin. Ne si Aleancë Kosovare e Bizneseve e vlerësojmë kontributin e vazhdueshëm të diasporës, por do të ishte shumë më profitabile dhe do të kishte shumë më shumë qëndrueshmëri ekonomike sikur këto mjete të dedikoheshin në prodhim”, është shprehur ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.