KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

LSDM: Kryetari i Kriva Pallankës duhet ta pyes popullin, referendum për minierën e antimonit

LSDM: Kryetari i Kriva Pallankës duhet ta pyes popullin, referendum për minierën e antimonit

Nga LSDM kërkojnë na kryetari i Komunës së Kriva Pallankës se duhet të pyesë banorët, në një referendum për minierën e antimonit.

Nga atje thonë se banorët e Kriva Pallankës duhet të pyeten përmes një referendumi për minierën e antimonit.

“Kryetari i Komunës Sashko Mitovski nuk mund të vendosë vetëm ose të negociojë me Mickoskin.

Qytetarët e Kriva Pallankës, jo ekspertët e lidhur me OBRM-PDUKM-në dhe interesat e biznesit të Mickoskit, duhet të vendosin nëse duan një minierë antimoni në zonën e tyre.

LSDM nuk është kundër investimeve, por kundër një miniere që kërcënon shëndetin dhe vret në heshtje.

Nxjerrja e antimonit është një nga aktivitetet më toksike minerare në botë.

Ajo mbart rreziqe serioze shëndetësore – sëmundje të frymëmarrjes, dëmtime të zemrës, probleme me mëlçinë dhe veshkat, dermatit, anemi, çrregullime riprodhuese dhe një rrezik në rritje të kancerit të mushkërive.

Trioksidi i antimonit klasifikohet si një kancerogjen i mundshëm për njerëzit.

Kemi një përvojë të hidhur me minierën e Lojanit. Atje, mbeturinat nga minierat e vjetra ende ndotin tokën, ujin dhe ajrin”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se e njëjta gjë po ndodh edhe me projektet e litiumit.

“Punësimet premtohen, por në fund, ajo që mbetet është uji, toka e ndotur dhe problemet serioze shëndetësore.Maqedonia është tashmë në listën e zezë për cilësinë e ajrit. Një tjetër minierë metalesh toksike do të thotë një tjetër projekt për të vrarë qytetarë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.