Liverpooli e ka përcaktuar çmimin për sulmuesin Cody Gakpo, i cili së fundmi ka tërhequr interesimin e Manchester Cityt dhe Tottenhamit.
Sipas gazetarit të The Times, Paul Joyce, “Reds” e vlerësojnë reprezentuesin holandez rreth 85 milionë funte.
Kjo shumë është e përafërt me atë që Tottenhami ka paguar për ish-anësorin e Manchester Cityt, Savio, ndonëse Gakpo ka më shumë përvojë dhe një CV më të pasur në Ligës Premier.
Liverpooli thuhet se është i gatshëm ta shesë Gakpon dhe, në rast të largimit të tij, klubi do të duhet të sigurojë një zëvendësues, përveç transferimit të pritur të Bradley Barcolas nga Paris Saint-Germaini.
Në listën e dëshirave të kampionit anglez janë edhe Yankuba Minteh i Brightonit dhe Ismaila Sarr i Crystal Palace, por të dy klubet kanë refuzuar ofertat e para të Liverpoolit.
Kështu, e ardhmja e Gakpos mund të bëhet një prej çështjeve më interesante të ditëve të fundit të afatit kalimtar, me Manchester Cityn dhe Tottenhamin që po shtojnë interesimin për holandezin. /Telegrafi/
