KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për Specialen, Grabovci kritikon PDK-në: Mjaftë është mjaftë, çlirimtarët nuk janë monedhë për kusure e pazare politike

Ligji për Specialen, Grabovci kritikon PDK-në: Mjaftë është mjaftë, çlirimtarët nuk janë monedhë për kusure e pazare politike

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka reaguar pas kthimit në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke kërkuar sqarime publike për arsyet e këtij vendimi.

Grabovci ka thënë se ata që më parë kërkonin votimin e ligjit, tani duhet të shpjegojnë pse po kërkojnë kthimin e tij në Kuvend, transmeton lajmi.net.

“Kush dje kërkonte votimin e ligjit, sot le të dalë e të shpjegojë pse kërkon kthimin e tij. Qëndrimet politike nuk ndërrohen pa dhënë llogari!”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar nga drejtuesit përgjegjës që të bëjnë të ditur se kush e ka propozuar kthimin e ligjit, cilat janë arsyet juridike dhe kush e mbështet këtë vendim.

Grabovci ka theksuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush qëndron prapa vendimeve politike dhe se përgjegjësia duhet të ketë emër.

Në reagimin e tij, ish-deputeti ka përdorur tone të ashpra, duke thënë se ish-pjesëtarët e UÇK-së nuk duhet të shndërrohen në objekt të pazareve politike.

“Çlirimtarët nuk janë monedhë për kusure e pazare politike!”, ka deklaruar Grabovci.

Ai ka theksuar gjithashtu se askush nuk e ka monopolin e PDK-së, duke iu referuar kontributit dhe interesave personale brenda këtij subjekti politik.

“Ne që ishim aty nga dita e parë, e dimë dallimin mes kontributit dhe interesit personal. Askush nuk e ka monopolin e PDK-së!”, ka shkruar ai.

Grabovci ka paralajmëruar se çështja nuk duhet të mbyllet pa llogaridhënie publike, duke rikujtuar se protestat mund të jenë sërish një mundësi për të kërkuar përgjegjësi.

“SHESHI NUK ËSHTË LARG, ndërsa llogaridhënia publike nuk shmanget me manovra politike!”, ka shkruar ai.

Në fund, Grabovci ka theksuar se qëllimi i ligjit duhet të jetë kontributi në llogaridhënie, hapja e rrugës për drejtësi për çlirimtarët dhe përmirësimi i asaj që ai e cilëson si padrejtësi historike të 16 shtatorit.

“Mjaftë është mjaftë. Nuk e meritojnë çlirimtarët e as populli ynë këtë lojë”, ka përfunduar ai./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.