KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Krizë te Vinicius Junior, shifra alarmante ndaj Leipzigut: zero driblime të tentuara

Krizë te Vinicius Junior, shifra alarmante ndaj Leipzigut: zero driblime të tentuara

Vinicius Junior po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ndërsa paraqitja e tij në fitoren 4-1 ndaj RB Leipzigut ka ngritur shqetësime për formën e yllit brazilian.

Sulmuesi, i cili dikur ishte një makth për mbrojtjet kundërshtare falë shpejtësisë dhe driblimeve, këtë herë regjistroi një statistikë të pazakontë: zero driblime të tentuara.

Paraqitje larg pritshmërive

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Vinicius ishte larg nivelit të tij më të mirë. Gjatë ndeshjes, ai provoi vetëm dy goditje, të cilat u pritën nga portieri i Leipzigut, Maarten Vandevoordt, ndërsa kontribuoi edhe në aksionin e golit të Arda Gülerit.

Megjithatë, ndikimi i tij në lojë ishte i kufizuar dhe gjuha e trupit tregonte një futbollist të pakënaqur me situatën e tij.

Diomande shkëlqen pas zëvendësimit të brazilianit

Në minutën e 70-të, José Mourinho vendosi ta zëvendësonte Viniciusin me Yan Diomanden.

Ky i fundit pati ndikim të menjëhershëm, duke asistuar për golin e tretë të Kylian Mbappés dhe duke shënuar vetë golin e katërt.

Paraqitja e tij e bëri edhe më të dukshëm kontrastin me vështirësitë e brazilianit, ndërsa reagimet e tifozëve në “Santiago Bernabeu” shtuan presionin mbi yllin madrilen.

Vinicius mbetet një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Real Madridit, por forma e tij aktuale dhe mungesa e ndikimit në lojë po ngrenë pikëpyetje.

Tashmë, sfida për të është të rikthejë besimin dhe nivelin që e bëri një prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.