Arda Güler e ka nënshkruar kontratën e re me Real Madridin, duke e siguruar qëndrimin te gjiganti spanjoll deri në qershor të vitit 2032, raporton Fabrizio Romano.
Marrëveshja ishte arritur që në shtator dhe tashmë janë nënshkruar dokumentet, ndërsa pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit.
Mesfushori turk është bërë një lojtar kyç nën drejtimin e José Mourinhos, i cili po e shfrytëzon talentin e tij në pozicione më të avancuara.
Rinovimi përfshin edhe përmirësimin e kushteve financiare, si shpërblim për rritjen e rëndësisë së tij në skuadër. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

