KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Latifi: Ka raste të dëmeve të evidentuara që nga viti 2022 e që ende janë të pakompensuara

Latifi: Ka raste të dëmeve të evidentuara që nga viti 2022 e që ende janë të pakompensuara

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në protestën e organizuar nga Asociacioni i komunave të Kosovës tha se po flet si kryetar i një komune që është përballë drejtpërdrejt me pasojat e vërshimeve.

Ai tha se fermerëve u janë dëmtuar tokat e kulturat bujqësore, familjeve shtëpitë, ndërkaq bizneseve u janë shkaktuar humbje e infrastruktura komunale ka pësuar dëme serioze komunale.

“Në këtë situata komuna është institucioni i parë që del në terren, por mundësitë financiare të komunave janë të kufizuara”, tha ai.

Latifi tutje tha se pas vlerësimeve për dëmet nga komisionet, raportet i dërgohen nivelit qendror.

“Prej atij momenti përgjegjësia për vendimmarrje dhe sigurimin e mjeteve është në duar të qeverisë…”, tha ai, duke shtuar se fatkeqësisht shumë qytetarë, fermerë, biznese e komuna ende nuk janë kompensuar.

Ai tha se ka raste të dëmeve të evidentuara që nga viti 2022 e që ende vazhdojnë të mesin të pakompensuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.