KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Laporta për vazhdimin e qëndrimit të Flick në detyrë: Derisa ta dëshirojë ai

Laporta për vazhdimin e qëndrimit të Flick në detyrë: Derisa ta dëshirojë ai

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka dërguar një mesazh të qartë stabiliteti në një moment kyç për klubin, teksa brenda pak më shumë se një muaji priten zgjedhjet për presidencën.

Favorit për të fituar një mandat të ri, Laporta po përpiqet të ulë zhurmën rreth së ardhmes sportive dhe të sigurojë vazhdimësi në projektin aktual të klubit.

Një nga temat më të ndjeshme në prag zgjedhjesh është gjithmonë stoli, por presidenti blaugrana ka qenë i drejtpërdrejtë sa i përket Hansi Flick.

Në një dalje publike, Laporta theksoi se, nëse fiton zgjedhjet trajneri gjerman do të vazhdojë të drejtojë Barcelonën “derisa vetë Flick ta dëshirojë”, duke i dhënë mbështetje të plotë projektit të tij sportiv.

Rezultatet e Flick kanë qenë bindëse, Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës, kryeson La Ligën, është në çerekfinalet e Kupës së Mbretit dhe është kualifikuar mes tetë ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve.

Përtej shifrave, drejtuesit e klubit vlerësojnë mënyrën e menaxhimit të grupit, identitetin e lojës dhe besimin e dhënë të rinjve.

Deklaratat e Laportës synojnë të forcojnë besimin brenda dhe jashtë klubit, duke e paraqitur Flick si një figurë kyçe për të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë të Barcelonës.

Nëse presidenti aktual konfirmohet në detyrë, stabiliteti në stol shihet si bazë për të konsoliduar rritjen sportive dhe për të rikthyer klubin në elitën evropiane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.